Search this blog


Home Chat Contact

30 maggio 2010

Lena, ka fituar të shtunën në garën muzikore Eurovision

Këngëtarja gjermane Lena, ka fituar të shtunën në garën muzikore Eurovision, që është mbajtur në kryeqytetin norvegjez, Oslo. Lena, me këngën e saj “Satellite”, ka mposhtur në garë 24 garues të tjerë, në mesin e të cilëve ishte edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Juliana Pasha, e cila u paraqit me këngën “It’s All About You”, por nuk arriti të shënonte ndonjë rezultat të kënaqshëm.
 Lena from Germany, the winner of this year's Eurovision Song Contest.

Pas Gjermanisë (me 246 pikë) në këtë garë është radhitur Turqia (170) dhe Rumania (162).


27 maggio 2010

Erjon Braçe, rrugaçi në Parlament

SKANDAL në Parlament.
Rrugaçi Erjon Braçe shan nga motra ndërsa krimineli Tom Doshi kërcënon rëndë kolegët.
Tom Doshi ka fituar zgjedhjet e përgjithshme te korrikut 2005 ne zonën 7 si përfaqësues i Partisë Socialiste.  

Ne shtator 2006 Doshi braktis grupin parlamentar socialist për t'iu bashkuar atij te Partisë Demokristiane pra në koalicion më PD.
Në 2009 rikthehet me PS.
Tom Doshi rrahu një gazetar vetëm sepse zbuloi që ka diplomë fallco.
Tom Doshi është një nga kriminelët më në zë në Shkodër dhe njëkohësisht deputeti më i korruptuar në parlament sepse bleu për 5 lekë Profarmën dhe merrte të gjitha ankandet nga Ministri i Shëndetësisë Ndoka, i cili ishte i partisë së tij.
Ja ku kam shkruar për të
http://www.qeveria.eu/fun/ftopic-3158-0-days0-orderasc-.html
.

Lajmëroni Salën

Lajmëroni Salën që Shqipëria nuk është më REPUBLIKË POPULLORE SOCIALISTE!
Në faqen e tij Sala ka shkruar:"P R O J E K T L I G J PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT SHTESË TË MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË DHE ...."



Gabim, apo...? 

Ja edhe linku i lajmit.

http://www.km.gov.al/?fq=brenda&m=news&lid=13134

26 maggio 2010

Kush eshte me seksi Armela e PS apo Erla e PD??

PS: Sondazhet ne media, qesharake

Nga 1 deri ne 10 sa seksi eshte zedhensja e PS, Armela Imeraj?



Nuk po flas per permbajtjen sepse fjalimet ngjajne si ato te kohes se Xhaxhit, por vetem per zerin dhe paraqitjen edhe pse duket pak mbi peshe.

Ja edhe nje video e famshme e zedhenes se PD.


Kush eshte me seksi Armela e PS apo Erla e PD??

Gazetari Mediokre

Më ndosh shpesh që të shoh emisione shumë të dobta të drejtuar nga njerëz mediokër.
Marr shembullin e Mero Bazes me emisionin "Faktori Plus",

emision i kopjuar nga një i ngjashëm në kanalin FOX në USA, por Baze ndryshe nga O'Reilly, http://www.foxnews.com/on-air/oreilly/index.html të cilit i ka vjedhur edhe Logon fton vetëm ata që i shkojnë për shtat duke i bërë iso gjatë gjithë emisionit tezave të tij.






http://top-channel.tv/video.php?id=15593 


Rudina Xhunga një tjetër gazetare, madje më mediokre se Baze por e mbivlerësuar në AlBanani bën një emision të tërë vetëm me opozitën, pra pa opozitë ndaj opozitës.
Të lësh 4 idiotë të përsërisin si papagaj gënjeshtrat e tyre pa asnjë lloj kundërshtimi,
është skandaloze. 

22 maggio 2010

Kënga që po fishkëllenin dje Rama dhe Berisha.

Qeveria shet 14 makina për 6.23 milionë lekë

Mercedes-Benz ML 350
Bledar Hoti

Qeveria shet me më pak se 4 mijë euro makinën luksoze të tipit “Benz ML”, në një kohë që vlera e saj reale në treg është 12 mijë euro. 
Të 14 makinat në pronësi të Këshillit të Ministrave, të vëna në shërbim të këshilltarëve të kryeministrit dhe të punonjësve të departamenteve të këtij institucioni, janë shitur në ankandin e zhvilluar në 26 prill të këtij viti. Vlera totale e shitjes shkon në 6.213.500 lekë të reja për 14 automjete.
Për makinën luksoze tip “Benz ML”, fuoristradë, qeveria kishte caktuar si çmim fillestar shumën prej 125.000 lekësh të reja.


Një shifër qesharake po të mendosh se vlera e saj në tregun e makinave shkon më shumë se sa dhjetëfishi i saj. Për këtë makinë ka pasur pesë oferta të ndryshme, ku fitues, sipas vendimit të Komisionit rezultoi Xhovan Saraçi, duke e blerë automjetin në shumën 520 mijë lekë të reja.
Makina “Land Rover Discovery” me targa qeveritare 0026 Z, është blerë nga Petrit Bici në vlerën prej 690.500 lekësh.
“Opel Omega”, simbol i makinave qeveritare për këshilltarët, ka arritur çmimin më të madh të shitjes në 15 milionë lekë të vjetra, më shumë se sa Benzi luksoz.
Kujtim Didi ka bërë ofertën për blerjen e kësaj makine, çka rezulton dhe oferta më e lartë për 7 automjetet e tjera të kësaj marke.
Drejtori i Informacionit dhe Dokumentacionit në Kryeministri, Qemal Sakajeva të njëjtën markë makine e ka blerë në vlerën 130 mijë lekë të reja, në një kohë që shifra fillestare e vendosur në tenderim ishte 125.000 lekë.
 Në këtë ankand blerjeje të 14 makinave më i fituar ka qenë Xhovan Saraçi, i cili ka përvetësuar kundrejt shumave të ndryshme tri automjeteve të llojeve të ndryshme; “Hynday”, “Benz ML” dhe “Opel Frontera”.
Për makinën “Hynday Terracan” në garë ka qenë edhe këshilltari politik i kryeministrit, Glori Hysi.
Oferta e tij prej 400 mijë lekësh ka rezultuar jo bindëse për komisionin e Vlerësimit të Ofertave.
Makina e tipit “Volsvagen Golf” është e dyta që ka pasur shitjen më të madhe prej 950.000 lekësh të reja. Vlera fillestare e vënë ka qenë 75 mijë lekë, ndërsa janë depozituar 3 kërkesa.
Për 14 makinat ka pasur gjithsej 39 ofertues.

14 aprile 2010

Shaktërrimi përfundimtar i pyllit të Sodës

Zumax AG ka hartuar planet për ndërtimin e një terminali konteineresh në Portin e Vlorës, me kapacitet përpunimi mbi 3 milion TEU në vit, bashkë e një park zone të lirë industriale ngjitur me portin. Terminali i konteinereve do jetë në gjendje të përpunojë anije konteineresh ndër më të mëdhatë e ndërtuara deri më sot. Ai do të shërbejë si qendër transshipi dhe si port tranzit për rajonin. Parku i Zonës së Lirë Industriale do ofrojë lehtësi dhe shërbime për të mbështetur zhvillimin e industrisë së lehtë dhe të montimit në Vlorë. 

Vlora ka një port natyror të thellësive të mëdha, që ndodhet në gjirin me të njëjtin emër, në brigjet jugore të Republikës së Shqipërisë. 
Vlora ndodhet relativisht afër linjës kryesore të lundrimit lindje–perëndim, që kalon nga nga Kanali i Suezit drejt ngushticës së Gjilbratarit. Shmangia nga kjo linjë deri në Vlorë është rreth 340 milje detare, ose rreth 16 orë lundrim për anijet konteinere më të shpejta të kohës. 
 
Vendi ku do të ndërtohet porti. 

Vështrim i Përgjithshëm 
Porti i Vlorës ndodhet në një gji të madh në pjesën jugore të bregdetit të Republikës së Shqipërisë. Ky port ka disa avantazhe, meqë ndodhet relativisht afër linjës kryesore lindje–perëndim, që kalon nga nga Kanali i Suezit drejt ngushticës së Gjilbratarit. Shmangia nga kjo linjë deri në Vlorë është rreth 340 milje detare, ose rreth 16 orë lundrim për anijet konteinere më të shpejta të kohës. 
Përveç kësaj, porti ndodhet rreth 240 milje, ose rreth 12 orë lundrim nga linja e dytë për nga përmasat e këtij lloj trafiku detar, që kalon nga jugu i Siçilisë për në Detin e Zi përmes Bosforit. Po ashtu, Vlorë është shumë pranë linjës që kalon nga Mesdheu në Adriatik, si në drejtimin jug-perëndim ashtu edhe jug-lindje. 
Porti ka mbrojtje të mirë natyrore nga lindja dhe jugu, ndërsa në perëndim ka Ishullin e Sazanit 4.5 milje detare larg vendit ku propozohet ndërtimi i terminalit të ri. 

08 aprile 2010

Qeveria shkel Ligjin, askush nuk proteston.

Ok, e di, do të thoni kemi probleme të tjera, pse merresh me vogëlsira, të gjithë e shkelin Ligjin...
Nëse të gjithë shkelin Ligjin atëherë nuk mund ta justifikojmë me thënien "kështu bëjnë të gjithë", sepse kështu shkojmë drejt anarkisë totale ku askush nuk i respekton Ligjet.
Kjo është akoma më e rëndë kur Ligjet i shkel partia në pushtet, ajo që çdo ditë na thotë që arreston kriminelët e lufton korrupsionin.

Le tu referohemi Ligjeve në fuqi.

Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë

Neni 23: Reklamat në rrugë dhe mbi mjetet rrugore
Art. 7 thotë:" Eshtë e ndaluar çdo lloj reklame përgjatë ose e dukshme nga itineraret ndërkombëtare, autostradat, rrugët interurbane kryesore dhe hyrjet e tyre."

Ndërsa art. 11 thotë:" Cilido që shkel dispozitat e këtij neni dhe të akteve në zbatim të tij, si dhe kushtet e autorizimeve të parashikuara nga ky nen gjobitet me një shumë nga njëzet e pesë mijë deri njëqind mijë lekë dhe zbatohen masat plotësuese administrative që e detyrojnë autorin e shkeljes të heqë, me shpenzimet e tij, të gjitha veprat, tabelat, parullat dhe çdo tip impianti e formë reklame."

Me reklama të tilla është e mbushur aurostrada Tiranë-Durrës.
Kush i vjel të ardhurat e këtyre reklamave?
Pse shteti nuk ndërhyn në zbatimin e Ligjit?
Pse asnjë media nuk flet për këtë fenomen?

02 aprile 2010

"Padronët" e Albës



Analizat e Albës janë shquar gjithnjë për përmbajtjen e tyre sipërfaqsore, edhe këtë radhë nuk më zhënjeu. 
Alba ka mbetur akoma tek "padronët" e "shërbëtorët", ndërkohë që bota aty jashtë ka ndryshuar, por pa e lajmëruar Albën. 

Kështu italianët, votuan për padronët (të djathtën e Berluskonit) dhe për “xhandarët” që të mbajnë në shënjestër e kërcënim emigrantët, pra Lega Nord. E majta nuk iu duhet italianëve dhe për këtë mendoj se e kam një përse.

E majta humbi sepse nuk ka ditur të bëjë zgjedhjet e duhura, të ketë një lidership, të jetë një parti e vendosur dhe e qartë, ka tradhtuar interesat e elektoratit të saj, të cilët votuan në masë IDV dhe Movimento 5 Stelle. 
Pikërisht rasti i fitores së Nichi Vendola-s është shembulli më i mirë, fiton një Gay dhe Komunist, por një njeri me ide të qarta që di të emocionojë masat. 
Sepse sot politika bazohet në 2 baza: të kesh një program të qartë, dhe të dish të jesh emotiv, të përfshish njerëzit, ti bësh të jenë pjesë e projektit tënd. 

Alba në 2010 vazhdon të flas për luftë klasash, për emigrantë tradhtarë, për veshje të shtrenjta, sikur të kishte ardhur nga makina e kohës së viteve '90. 

Punëtorët, studentët, mësuesit, (votues të së majtës tradicionalisht) jam shprehur dhe më parë, që nuk i shohin interesat e tyre të mbrojtura nga liderë që veshin xhaketa e këpucë që kushtojnë dukshëm sa rroga mujore e një mësuesi. Italia, më shumë se çdo popull tjetër evropian, flet shumë me veshjen që tregon një status të caktuar ekonomiko-politik. Derisa lidershipi majtist do të vazhdojë të flasë kundër Berluskonit, por do të vishet, jetojë si ai, italianët nuk kanë për ta votuar.

Pra për Albën e majta humbi sepse "vishet si Berlusconi".
Bravo Alba, po ti kur do të zhvishesh nga e drejta e të shkruarit gjepura?